Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë në Suedi, 25 persona në spital (VIDEO)


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur herët këtë mëngjes, në qytetin Gothenburg në Suedi. Reuters raporton se rreth 25 persona janë dërguar në spital pas shpërthimit që dëmtoi një ndërtesë në Gothenburg.

Policia tha se kishte hapur një hetim. Zëdhënësi i Spitalit Universitar Sahlgrenska tha se tre gra ishin të plagosura rëndë mes personave të dërguar në spital.

Shërbimet e urgjencës thanë se po punonin për të evakuuar njerëzit dhe për të shuar zjarret në ndërtesë.

Disa apartamente dhe shkallët janë prekur. Aktualisht është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.”- thanë shërbimet e urgjencës për zonën më të gjerë të Gothenburg.

Një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës tha se disa qindra njerëz ishin evakuuar,

Shkaku i menjëhershëm i shpërthimit dhe zjarrit ishte i paqartë. Vendi nordik është përballur me rritjen e krimit të bandave në vitet e fundit, me grupet rivale që përdorin eksplozivë dhe armë zjarri për të zgjidhur konfliktet mes tyre.