Vendosni fjalën kyçe....

“Nga Gjermania naziste mund të mësojmë nja dy gjëra” – Punonjësi i FDA-së në SHBA kapet duke thënë që afro-amerikanët të vaksinohen kundër vullnetit


Konservatorët janë ngritur në këmbë pasi një punonjës i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) u kap në kamera duke mbrojtur vaksinimin e detyruar për pakicat dhe një regjistër të stilit nazist të të pavaksinuarve, ‘si ylli hebre’.

Ekonomisti i FDA-së, Taylor Lee i tha një reporteri të fshehtë me Project Veritas se qeveria federale mund të mësojë një ose dy gjëra nga nazistët kur bëhet fjalë për vaksinimin e popullsisë, sipas një videoje të publikuar nga grupi konservator – i famshëm për operacionet e tij sekrete me kamera të fshehta.

“Unë mendoj se duhet të ketë një regjistër të njerëzve që nuk janë të vaksinuar.” – tha ai.

“Edhe pse kjo tingëllon shumë si Gjermania naziste…Dua të them, mendoni për të si ylli hebre.”

Fantazitë e Lee për vaksinimin e detyruar shkuan më tej pasi ai i tha reporterit të Veritas: “Unë do të shkoj derë më derë dhe do t’i godas të gjithë me vaksinën.” Oh, kjo është vetëm goditja juaj përforcuese! Tani mbaroi”

Lidhur me afro-amerikanët, të cilët kanë më shumë gjasa se të bardhët të jenë të pavaksinuar, Lee kishte të njëjtën zgjidhje: “Vaksina me detyrim është gjithmonë zgjidhja.”

Videot e Project Veritas janë kritikuar nga liberalët si mashtruese pasi subjektet shpesh filmohen në takime me reporterë të fshehtë, ku alkooli dhe mburrja i bëjnë ata më të prirur të dalin me deklarata të ndryshme dhe të ekzagjerojnë.

Videoja e Project Veritas u fshi nga Instagram dhe në kohën e shkrimit të artikullit mbetet e disponueshme në YouTube. Projekti Veritas dhe themeluesi i tij, James O’Keefe, u ndaluan përgjithmonë nga Twitter në fillim të këtij viti.