Vendosni fjalën kyçe....

Grida Duma zbulon kalendarin për zgjedhjen e kryetares së re të LDG-së: Gara më 19 shkurt


Gara për kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas do të mbahet më 19 shkurt. Këtë e ka bërë të ditur përmes një deklarate për mediet, nënkryetarja e PD-së Grida Duma, e cila prezantoi edhe kalendarin e punës, i cili nis në datën 5 janar për të përfunduar në 19 shkurt.

“Është e rëndësishme të themi që nisi në datën 5 janar ngritjen e grupeve në degët e Lidhjes Demokratike të Gruas dhe për një periudhë që vijon nga data 5 janar rreth 3 javore procesi më i rëndësishëm për Lidhjen Demokratike të Gruas dhe zgjedhjet që do të vijohen në të, është ai që ka të bëjë me analizën dhe performancën dhe anëtarësimet e reja. Analizë dhe performancë për një arsye madhore. Lidhja Demokratike e Gruas, pavarësisht se në shumë vite ka munguar garën dhe konkurrencën, ka munguar ekzistenca e shumë strukturave drejtuese që do të realizonin atë që quhet kontrolli dhe balanca dhe transparenca dhe sidomos meritën dhe për t’i dhënë kontributin atyre që kanë qenë më të sakrifikuara dhe më aktive në jetën e Lidhjes Demokratike të Gruas. Pavarësisht kësaj, ka pasur gra kryetare të Lidhjes Demokratike të Gruas të cilat pavarësisht të mungesës së rregullave të lojës, kanë ditur të qëndrojnë aty dhe të jenë luajale, të jenë kontributore të mëdha, kryetare degësh të Lidhjes Demokratike të Gruas në të gjithë Shqipërinë që pavarësisht të gjitha vështirësive që kanë pasur, do të gjejnë mbështetjen dhe promovimin për shumë elementë të kontributit dhe sakrificës së tyre që ndoshta herë pas here, megjithëse mund të kenë qenë kryetare të Gruas në degët respektive, përsëri e kanë bërë këtë me shumë sakrificë dhe me pak mbështetje. I jemi mirënjohëse kujtdo që në kushte të vështira ka ditur të mbaj atë që është parimi demokracisë, kontributit dhe besnikërisë ndaj besimeve të së djathtës dhe Partisë Demokratike. Mbetet me vlerë të komunikojmë më tej kalendarin. Pas 3 javëve të analizës së performancës dhe hapjes së anëtarësimeve dhe databaz-it i cili do të rikonfirmohet për anëtarësinë e Lidhjes Demokratike të Gruas, do të nisim zgjedhjet në nivel dege të cilat do të bazohen në platforma që do të kenë kandidatet pasi ato të regjistrohen sipas kalendarit që do të publikohet, platformave dhe debateve të brendshme në ccdo nivel dege për Lidhjen Demokratike të Gruas. Në datë 6 shkurt 2022, ditë e diel do të zhvillohen zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë  për kryetare të LDG në nivel dege e po ashtu pas datës 6 do të hapim një fushatë në nivel qarku për të nisur atë që është gara nëpërmjet primareve, debatit të bukur, konstruktiv, për të shkuar më në fund në datën 19 shkurt që do të kulmojë me zgjedhjen e kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas. Normalisht pasi kemi diskutuar gjatë një gjë ka qenë në sinkron me të gjitha koleget  që është Lidhja Demokratike e Gruas duhet me të vërtetë të konceptohet si një organizatë partnere  ndaj Partisë demokratike, duke zgjeruar kështu konceptin  jo vetëm të anetarësisë por edhe të asaj që ne e kemi quajtur pjesëmarrëse profesioniste në aktivitetet e Lidhjes Demokratike të Gruas.”- deklaroi Duma.

Gjatë fjalës së saj, Duma theksoi se të gjitha anëtaret që janë pjesë e grupit të punës, janë të përjashtuara nga gara për Lidhjen Demokratike të Gruas. Ajo shprehet se ky është hapi i parë që provon se si ky proces nis jashtë çdo konflikti interesi.

“Është e nevojshme ta bëjmë këtë komunikim me publikun dhe sidomos me zonjat demokrate dhe ato të Lidhjes Demokratike të Gruas për shkak se kjo është fillesa e një sistemi i cili siguron meritën dhe garën.

Padyshim Lidhja Demokratike e Gruas ka një histori suksesi dhe përgjatë viteve ka pasur personalitete dhe figura të shquara të gruas shqiptare në profesione dhe politikë. Disa prej tyre që le të themi janë emblemat e Lidhjes Demokratike të Gruas ndër vite dhe në profesionet e tyre dhe jemi të nderuar dhe krenarë që i kemi, kanë qenë pjesë e konsultave të brendshme të grupit të punës i cili përbëhet kryesisht nga zonja deputete siç është bërë e ditur dhe 2-3 zonja të tjera të cilat e njohin  dhe i kanë respektuar strukturat e gruas në disa qarqe të cilat duhet ta themi në çastin e parë ne të gjitha si grup i punës, të gjitha zonjat jemi të përjashtuara nga gara për Lidhjen Demokratike të Gruas.

Ky është hapi i parë që provon se si ky proces nis jashtë çdo konflikti interesi, se si ky proces do të udhëhiqet nga një trup dhe nga një bord drejtues që nuk ka asnjë interes për të influencuar apo për të çekuilibruar çdo normë të garës dhe të votës.”- tha nënkryetarja e PD-së.