Vendosni fjalën kyçe....

Merret peng dhe rrihet personazhi provokator i Instagramit (Video)


Personazhi provokator i Instagramit, Kozak Braçi është marrë peng nga disa të rinj dhe është rrahur brenda në makinë.

Pas sinjalizimit të marrë, policia ka shkuar në zonën e Alliasit dhe ka gjetur Braçin.

Në rrjetet sociale po qarkullon video teksa provokatori i instagramit shihet teksa rrihet dhe shahet nga të rinjtë që e mbajnë në makinë.

Ndërkohë policia lajmëroi se ka gjetur Braçin dhe është në kërkim të autorëve që kryen rrëmbimin.

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrëmbimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr 4.”-njofton policia.