Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi arrin fitoren e parë në Seria A


Juventusi ka arritur fitoren e parë në Seria A pas dy humbjeve dhe dy barazime në 4 javët e para.

Pjesa e parë në fushën e Spezias përfundoi në barazim 1-1. Kean shënoi për “zonjën e vjetër” ndërsa Gyasi barazoi rezultatin.

Më pas në fraksionin e dytë të lojës Antiste shënoi golin e avantazhin për Spezian. Goli i barazimit për Juventusin erdhi vetëm në minutën e 66 me Chiesan.

Goli i fitores së parë të Juventusit u shënua nga de Ligt në minutën e 72’.