Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i përgjigjet Bashës: Kuvendi i PD-së do mblidhet për të shqyrtuar vendimet e pengut të Edi Ramës


Ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur kreut të PD-së, Basha, pas deklaratës së këtij të fundit se nuk do lejojë zhvillimin e një Kuvendi ‘që merr në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane’.

Berisha ka shpërndarë një njoftim për shtyp ku thekson se Kuvendi i PD-së do mblidhet në përputhje me statutin e partisë dhe askush që tmerrohet prej tij nuk mund ta pengojë.

Po kështu Berisha shton se Kuvendi do shpëtojë PD-në nga pazaret e pengut Basha me Edi Ramën e për t’u rikthyer demokratëve dinjitetin e shpresën pas katër humbjesh radhazi.

“Njoftim shtypi!

Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite. Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje. Ai nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames. Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar  PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe rregjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes. PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. Sb”