Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Sovraniteti shtetëror e integriteti territorial i Kosovës kyç për paqen në rajon, palët t’u përmbahen detyrimeve


Presidenti Meta ka komentuar zhvillimet e fundit në kufirin mes Kosovës e Serbisë pas vendimit të Prishtinës zyrtare për reciprocitet për sa i përket mjeteve që futen në Kosovë, të cilat duhet të pajisen me targa të përkohshme.

Kreu i shtetit shkruan se sovraniteti shtetëror e integriteti territorial i Kosovës është faktor kyç për paqen, sigurinë, qëndrueshmërinë e fqinjësinë e mirë në rajon.

Ai bën thirrje për kapërcimin e tensioneve, vijimin e bisedimeve dhe përmbajtjen e detyrimeve nga marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë.

“Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë. Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA.” – shkruan Meta.