Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet 34-vjeçari në Fier, i kapen 6 emigrantë në makinë


Një 34-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi është kapur duke transportuar me makinë gjashtë emigrantë të paligjshëm.

Në pranga ka përfunduar personi me iniciale A.H., banues në Sarandë.

Ai u ndalua në rrugën Tepelenë-Fier pasi iu gjetën në mjet gjashtë emigrantë të paligjshëm të cilëve u kishte premtuar kalimin në vendet e BE-së kundrejt pagesës.

Njoftimi

“Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 34-vjeçari. Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forca e Posacme “Shqiponja” në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 34 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Tepelenë-Fier, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit” duke transportuar me automjetin tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qera, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.