Vendosni fjalën kyçe....

KPK shkarkon kreun e prokurorisë së Lushnjës


Kryeprokurori i Lushnjes Arben Dyla është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sipas treshes së KPK-së, Bekteshi, Zhegu e Shuli, prokurori nuk justifikonte pasurinë.

Ai e ka nisur karrierën si prokuror në vitin 2001 në Mat ndërsa në vitin 2008 ka nisur punë në prokurorinë e Lushnjës.

Dyla u gjend në zyrën e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Tushe, pas arrestimit të tij me akuzën e korrupsionit për tenderin e një kanali vaditës.