Vendosni fjalën kyçe....

Ylli brazilian i garave me dema vdes në moshën 22-vjeçare pas ‘aksidentit të çmendur’ gjatë një gare në Kaliforni


Kalorësi i demave, Amadeu Campos Silva, 22 vjeç, ka vdekur nga plagët e marra në një ‘aksident tragjik, të çuditshëm’ pasi u shkel nga një dem gjatë një gare të ‘Bull Riders’ (Kalorësit e demave) në Kaliforni, SHBA.

Campos Silva u rrëzua nga demi i tij gjatë ngjarjes ‘Classic Man’ pas pak më shumë se 5 sekonda – rreth tre sekonda nga koha minimale e kërkuar për të regjistruar një rezultat – dhe pësoi lëndime të rënda në gjoks kur u godit më pas nga thembrat e kafshës.

Braziliani u transportua në siptal me shpejtësi ku u shpall i vdekur, sipas një zëdhënësi nga qarku i Profesionistëve të Demave (BBR).

“Është vetëm një aksident vërtet i çuditshëm, tragjik.” – tha Cody Lambert, menaxher i PBR.

Andreë Giangola nga PBR gjithashtu tregoi se incidenti ishte një aksident tragjik dhe se demi nuk bëri asgjë të pazakontë në lëvizjen e tij.