Vendosni fjalën kyçe....

Kualifikueset Katar 2022, publikohet formacioni i kombëtares ndaj Polonisë


Kombëtarja do të luajë sot me Poloninë në Varshavë, në sfidën e vlefshme për grupin I të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.

Trajneri Edi Reja duket se nuk ka dyshime për  formacionin dhe ka publikuar 11-shen kuqezi që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Formacioni nis me Etrit Berishën që do të luajë në portë, me shiritin e kapitenit në krah, ndërsa treshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Kumbulla, Gjimshiti e Ismajli.

Në krah do të luajnë Hysaj nga e djathta dhe Lorenc Trashi nga e majta, me Abrashin, Baren e Gjasulën në mesfushë dhe Manajn e Cikalleshin në majë të sulmit.

Sfida Poloni-Shqipëri do të fillojë në orën 20:45.