Vendosni fjalën kyçe....

Talibanët paraqesin njësitë speciale Badri-313, të armatosur njësoj si marinsat amerikanë (Video)


 

Njihuni me njësinë e forcave speciale të talibanëve që tani patrullojnë Afganistanin me pajisje të grabitura amerikane.

Fotografitë e luftëtarëve në njësinë Badri 313 i shfaqin ata të veshur me uniforma speciale, çizme, pajisje të tjera moderne dhe jelekë antiplumb, të ngjashëm me ato të veshura nga forcat speciale në të gjithë botën – duke prishur imazhin stereotipik të mbajtur nga shumë ushtarë talibanë.

Ekspertët thonë se njësia e re tregon se talibanët kanë dalë nga një milici barinjsh dhe fermerësh në një si moderne e më të përgatitura.

“Sigurisht që ka një shkallë të propagandës, por ne e pamë gjatë ofensivës përfundimtare që nga maji se forcat speciale talibane kanë qenë tejet të rëndësishme në marrjen e Afganistanit,” shpjegoi Bill Roggio, redaktor kryesor i Long War Journal me qendër në SHBA.