Vendosni fjalën kyçe....

Mustafa Nano: Lindita Nikolla e prerë për kryetare kuvendi


Socialistët do të mblidhen të enjten në Pallatin e Kongreseve në Asamble Kombëtare, kur pritet të bëhen publike edhe emrat e qeverisë së re.

Analisti Mustafa Nano për MCN TV deklaroi se beson në një bashkëpunim të qeverisë së re me opozitën pasi Rama deri diku e ka shprehur si një dëshirë të vetën bashkëpunimin me të.

Ndërsa sa i përket mundësive që deputetët të qëndrojnë larg tenderave publikë ai shprehet se e sheh të vështirë këtë gjë për t’u luftuar, pasi tashmë PS-ja i ka të gjitha në dorë dhe sipas tij pushteti absolut të korrupton.

“Një qasje të re nga opozita e shoh të realizueshme sepse e ka dhe dëshirë të vetën Rama bashkëpunimin e fortë me opozitën, edhe pse kam frikë se kjo e fundit do e refuzojë këtë dorë të shtrirë.

Ndërsa sa i përket rolit të deputetëve për të bërë emërime kjo është e pamundur të luftohet. Baza e kësaj është fakti që PS-ja i ka të gjitha në dorë dhe kështu kjo do ndodhë patjetër. Abuzimi i pushtetit do kalojë te një dorë e vetme, do kalojë te Edi Rama. Pushteti absolut të korrupton, dhe kjo është e vështirë të luftohet.”, tha Nano.

Nano e sheh si të përshtatshëm Lindita NIkollës si kreun e kuvendit, një nga personazhet që po lakohet për këtë pozicion.

“Sa për Nikollën e shoh si një personazh të përshtatshëm në krye të Kuvendit. Nikolla është një njeri i prerë për të qenë arbitër. Kush ka qenë në krye të kuvendit e ka bërë dhe më duket gjë e mirë nëse këto zëra për Nikollën janë të vërtetë.”, tha analisti. Për “MCN Tv”.