Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli Kombëtar i PD-së voton pa mëdyshje nënkryetarët e rinj


Partia Demokratike tashmë do ketë katër nënkryetarë, ku dy prej tyre janë gra.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kanë marrë miratimin për të qenë nënkryetarë të PD, Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rrushaj dhe Enkelejd Alibeaj.

Gjithashtu, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është votuar për kryetar të këtij Këshilli Edi Paloka, duke zëvendësuar Bujar Nishanin, ndërsa është rikonfirmuar në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.