Vendosni fjalën kyçe....

Prangoset 33-vjeçari në Berat që shpërndante kokainë


Prangoset 33-vjeçari në Berat që shpërndante kokainë.

“Specialistët kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Ardit Bajrami, 33 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.”, jep detaje policia.