Vendosni fjalën kyçe....

Atentat në Lushnjë, 1 i vrarë e 5 të plagosur (Emri)


Një atentat me armë zjarri ka tronditur Lushnjën mbrëmjen e sotme.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur 40-vjeçari Bledar Muça, pronari i një lokali, ndërsa pesë persona ende të paidentifikuar kanë mbetur të plagosur, tre pre të cilëve janë në terapi intesive.

Autorët kanë qëlluar më shumë se 20 plumba automatiku nga një makinë tip ‘VW Golf 5’ në ecje, ndërsa shënjestra e tyre ka qenë brenda lokalit të tij në pedonalen e qytetit.

Në kohën e të shtënave, në lokal e pedonale kanë qenë dhjetëra qytetarë të cilët janë larguar të tmerruar.

Dyshohet se fillimisht mes palëve ka pasur një konflikt fizik e më pas njëra palë ka përdorur armën e zjarrit.

Pesë të plagosurit janë dërguar në spitalin e qytetit për ndihmë mjekësore. Pak çasste më pas policia ka gjetur një makinë të djegur në fshatin Thanasaj, që dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.

Njoftimi

“Rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M. dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T. dhe S. L., 24 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.”

*Video Credit: Syri