Vendosni fjalën kyçe....

Pentagoni ka tjetër mendim nga Presidenti Biden: Al-Kaeda është ende në Afganistan


Pentagoni kishte një tjetër mendim nga Presidenti Joe Biden se al-Kaeda  kishte ‘ikur’ nga Afganistani pas 20 vitesh të operacioneve të drejtuara nga SHBA-ja në terren.

“Ajo që ne besojmë është se nuk ka një prani të saj që mund të jetë domethënëse për kërcënimin e atdheut tonë siç ishte 20 vjet më parë,” u tha gazetarëve zëdhënësi John Kirby, duke iu referuar sulmeve të al-Kaedës më 11 shtator 2001.

“Ne e dimë se Al-Kaeda ka praninë e saj në Afganistan, ashtu si edhe ISIS. Ne nuk besojmë se është jashtëzakonisht e lartë, por nuk kemi një shifër të saktë për ju. Nuk kemi ende një pamje të përsosur,” shtoi Admirali.

“Dhe aftësia jonë për mbledhjen e inteligjencës në Afganistan nuk është ajo që ishte, sepse ne nuk jemi atje në të njëjtin numër që ishim,” shtoi ai.

Biden, vetëm disa orë më parë, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Al-Kaeda ishte ‘zhdukur’ nga Afganistani.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani