Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Kosovë, humbin jetën dy të rinj e lëndohen tre të tjerë


Dy të rinj të moshave 22-23 vjeçare kanë humbur jetën në Kosovë pas një aksidenti automobilistik ndërsa tre të tjerë janë plagosur, me njërin në gjendje të rëndë për jetën.

Përplasja ka ndodhur rreth mesnatës në rrugën Prizren-Gjakovë. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak pakujdesisë e shpejtësisë tej kufirit.

“Në fshatin Piranë, në magjistralen Prizren-Gjakovë me datë 19 gusht 2021, rreth orës 23:40 min., ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ndërmjet dy veturave lokale, ku si pasojë përveç dëmeve materiale pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy persona nga të lënduarit të lindur në vitin 1998 dhe në vitin 1999 kanë mbetur të vdekur si pasoje e lëndimeve të rënda nga aksidenti. Në këtë aksident gjithashtu lëndime të rënda trupore dhe me rrezik jete ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.” – thuhet në njoftimin e policisë.