Vendosni fjalën kyçe....

Adoleshenti në Australi i jep të thithë cigare elektronike brejtësit, rrezikon 5 vite burg


Një adoleshente në Australi rrezikon deri në 5 vjet burg pasi u shfaq në një video duke i dhënë cigare elektronike një brejtësi.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin Rottnest në Australinë Perëndimore (WA), ku shfaqet një vajzë adoleshente duke qeshur ndërsa i jep cigare elektronike një brejtësi të vogël.kafsha e vogël shihet duke qëndruar në këmbët e pasme e duke lëpirë cigaren, që i duket si ushqim.

Shoqatat e mbrojtjes së kafshëve e kanë denoncuar incidentin duke thënë se është ‘plotësisht dhe krejtësisht e papërgjegjshme dhe e papranueshme që një kafshë e pambrojtur t’i nënshtrohet kësaj mizorie’.

Sipas ‘9News’, një hetim është hapur për incidentin dhe ata që janë përgjegjës mund të marrin një dënim maksimal deri në pesë vjet burg dhe një gjobë prej 50,000 Dollarësh australianë.