Vendosni fjalën kyçe....

Blindohet Parlamenti para protestës së opozitës, efektivët me mjete mbrojtëse ndajnë pozicionet (VIDEO)


Pas paralajmërimit të opozitës se sot do të zhvillohej protestë, efektivët e policisë kanë rrethuar Kuvendin. Pak para se të nisë protesta, efektivë të thjeshtë, forca të Shqiponjës dhe FNSH-së janë vendosur para godinës së këtij institucioni dhe sikurse shihet në videon e mëposhtme po vendosen në pozicione.

Kuvendi lajmëroi sot se do të nisë në orën 17:00 seancën plenare, për të zëvendësuar seancën e së enjtes së shkuar që nuk u zhvillua për shkak të protestës së opozotës. Por njëkohësisht opozita ka paralajmëruar për protestë në të njëjtin orar.

Opozita e bashkuar dhe qytetarë pritet të mblidhen para Parlamentit për të pamundësuar zhvillimin e seancës plenare.

PD dhe LSI u kanë kërkuar qytetarëve që të mblidhen të shumtë në numër ditën e sotme ndërsa kanë mobilizuar strukturat e tyre në kryeqytet.

Në seancën e sotme plenare është parashikuar miratimi i strukturës organizatove të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në mbledhje do miratohet gjithashtu emërimi i kryetarit të ERE-s (Enti Rregullator i Energjisë) dhe një anëtari të saj.

Ndërkohë që tek selia e PD-së janë nisur qindra shqiptarë, kryeministri Rama mund të mos marrë pjesë në Kuvend.

Pak më herët ai u shfaq në një takim në spitalin e Lushnjes, ndërsa pritet që të zhvillojë në një tjetër takim me qytetarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *