Vendosni fjalën kyçe....

SPAK ankimon vendimin për Mediun: Të gjykohet për “Gërdecin”


SPAK-u ankimon vendimin për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, duke kërkuar gjykim nga gjykata e posaçme.

Për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu u mbajt seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me gjyqtar Erjon Çelën.

Kujtojmë se disa javë më parë, SPAK-u kërkoi rigjykimin e dosjes ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, i cili akuzohet si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit që shkaktoi 26 viktima dhe qindra të plagosur. Kjo pas vendimit të Gjykatës së Lartë e cila shpalli mokompetencë për të çelur procesin për dosjen.

Sipas Gjykatatës së Lartë me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të Reformës në Drejtësi, i takon GJKKO-së ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-ministrit.