Vendosni fjalën kyçe....

‘Mercedes-Benz’ do prodhojë vetëm makina elektrike brenda vitit 2030, investim 40 miliardë euro


Koncepti i teknologjisë Vision EQXX do të debutojë në vitin 2022 me një distancë prej më shumë se 1.000 kilometrash. Kompania gjermane ‘Mercedes-Benz’ do të pësojë një ndërrim të linjës pasi sapo ka njoftuar përkushtimin e saj të plotë për makina t elektrike.

Nga 2025 e tutje, të gjitha modelet që do të hidhen në treg do jenë vetëm elektrike, zbuloi sot marka e makinave luksoze. ‘Mercedes’ thotë se do të nxjerrë tre modele vetëm elektrike në vitin 2025 dhe do të jetë gati të shkojë tek të gjitha modele elektrike brenda vitit 2030.

Duke filluar me një të ardhme më të afërt, ‘Mercedes-Benz ‘do të ketë automjete elektrike me bateri në të gjitha modelet. Sidoqoftë, nga viti 2025 e tutje, klientët do të jenë në gjendje të zgjedhin një alternativë tërësisht elektrike për çdo model që bën kompania.

Për ta bërë të mundur këtë, ‘Mercedes-Benz’ ka një plan të investojë më shumë se 40 miliardë euro në automjete elektrike me bateri midis viteve 2022 dhe 2030.