Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 150 viktima nga përmbytjet në Gjermani


Më shumë se 150 njerëz u vranë dhe mbi 650 u plagosën në përmbytjet në Gjermaninë perëndimore, thanë zyrtarët e vendit të dielën.  

Të paktën 110 njerëz humbën jetën në rrethin e goditur rëndë Ahrweiler të shtetit Rheinland-Pflaz, tha Departamenti i Policisë së Koblenz në një deklaratë.

Në Rhein-Westfalen, zyrtarët konfirmuan 45 vdekje. Përmbytjet më të këqija të Gjermanisë në më shumë se 200 vjet të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut shkaktuan shkatërrim të gjerë në qytete dhe fshatra të ndryshme në rajonet perëndimore në kufi me Belgjikën dhe Francën.

Të shtunën, shirat e mëdha goditën shtetin lindor të Saksonisë dhe rajonin e Bavarisë së Epërme, duke detyruar evakuimin e qindra banorëve.

Të paktën një person u vra në zonën e përmbytur, njoftoi media lokale. Kancelarja Angela Merkel është planifikuar të vizitojë rajonin e Rheinland-Pfalz të goditur nga përmbytja, ndërsa qeveria e saj e koalicionit po punon për një paketë ndihme financiare për të ndihmuar viktimat e përmbytjes.