Vendosni fjalën kyçe....

Dalin analizat mikrobiologjike: Uji në Deçan nuk është i infektuar


Kanë rezultuar negative analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Adnora Nurboja nga IKSHPK, e cila tha se uji në Deçan nuk është i infektuar.

Ajo ka shtuar se pavarësisht këtyre rezultateve, ditëve në vazhdim do të merren sërish mostra për testim.

Analizat janë kryer në laboratoret mikrobiologjike të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, për të mësuar nëse ky rast ka të bëjë me kontaminim.

Kujtojmë se më parë edhe drejtori i IKSHPK, Naser Ramadani tha se rezultatet qe para nuk tregojnë se helmimi ka ardhur nga uji.