Vendosni fjalën kyçe....

Budina: Qava kur mora vesh vendimin e Kushtetueses, nuk ishim as pjesë e opozitës e as e Presidentit


Regjisori Edmond Budina dhe një nga qëndrestarët në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka thënë se ka qarë kur ka dëgjuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai e quan vendimin një fitore të trashëgimisë dhe të qytetarisë. Më tej ai thotë se ky vendim tregon se nuk ishin të politizuar as me opozitën dhe as me Presidentin.

Përveç se një fitore e trashëgimisë, ishte edhe një fitore e qytetarisë. Ne kemi të drejtë të kërkojmë nga qeveria, ta detyrojmë atë, pavarësisht kush është në pushtet, të rikthejë Teatrin Kombëtar.

Jam i habitur, nuk mund ta besoja, pak më parë qava por ja që ndodhi kjo çudi dhe na erdhi kjo dhuratë.

Ne kemi ngrënë sulme të frikshme gjatë gjithë kësaj kohe, që jemi të politizuar, ja pra që nuk ishim as pjesë e opozitës dhe as pjesë e presidentit.

Ne kemi bindur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që nuk kemi interesa, ashtu si qeveria ka patur interesa okulte”-tha Budina.