Vendosni fjalën kyçe....

Babai i dy vëllezërve të vrarë flet për ngjarjen në Velipojë: Konflikti ndodhi për shezllonët, qëlluan djalin e madh të parin


Pjetër Gocaj

Pjetër Gocaj, babai i dy vëllezërve të vrarë mëngjesin e sotëm në Velipojë, Xhovanit, 25 vjeç dhe Edmondit, 38 vjeç, ka folur mediar rreth ngjarjes së rëndë. Ai thotë se sherri ka ndodhur për shezllonët.

Kjo që ka ndodhur mos i ndodhtë më kujt, mua më është fikur dera e shtëpisë. Uroj që mos t’i ndodhë askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti, por e di që për shezllone. Më kanë vrarë tek dera e shtëpisë, më kanë vrarë dy djemtë. Çfarë më duhet jeta më. Vitin e kaluar i kam pasur unë shezllonët, këtë vit ia kanë dhënë atij. Ne kemi pritur që të ndahen shezllonet sepse kanë qenë pa u ndarë ende, ata kanë ardhur dhe na vranë në shtëpi. Uroj mos t’i ndodhë më kujt se peshën e rëndë të kësaj ngjarje e kam unë mbi supe. Asgjë nuk dimë. Më kanë vrarë djemtë. Ne i kemi vendosur shezllonet përpara se të bëhej ndarja nga shteti e shezlloneve dhe ishim në pritje kur të vendosej kjo ndarje për të shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kanë ata”-tregon Gocaj.

Gocaj tregon se i kanë vrarë fillimisht djalin e madh, menjëherë dhe më pas ka qëlluar dhe djali tjetër.

Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh të parin që ishte me dokumente angleze i cili ka ardhur për të investuar dhe punuar. Djersa e tij është (qan). Pastaj qëlluan edhe djalin tjetër, djali i dytë i ka qëlluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qenë këtu, por nuk kanë ardhur për të folur përderisa kanë ardhur me armë tek dera e shtëpisë. Uroj mos t’i ndodhë më askujt”-tha ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *