Vendosni fjalën kyçe....

U kap duke puthur ndihmësen, ministri britanik kërkon ndjesë: Më falni që nuk respektova distancën sociale


Ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock, kërkoi falje për ‘shkeljen e distancës sociale’ teksa u kap duke puthur ndihmësen e tij të martuar. Mediat britanike shfaqën fotot e Hancock duke puthur ndihmësen e tj, lobisten milionere Gina Coladangelo.

Pamjet u kapën nga kamerat CCTV përpara derës së zyrës së tij. Ndërkohë kryeministri britanik Boris Johnson tha sot se ministri nuk do shkarkohej nga detyra.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha se Johnson tani ‘e konsideron çështjen të mbyllur’ por kundërshtoi të përgjigjej në pyetjet nëse Hancock theu ligjin ose kodin ministror me sjelljen e tij.

Në një deklaratë të jashtëzakonshme teksa kërkonte ndjesë, Hancock, nuk e përmendi gruan e tij prej 15 vitesh, Marta, nëna e tre fëmijëve të tij, duke thënë vetëm se kishte zhgënjyer njerëzit dhe se donte privatësi për familjen në lidhje me këtë çështje personale.

“Unë pranoj që kam shkelur udhëzimet për distancimin shoqëror në këto rrethana. Unë i kam zhgënjyer njerëzit dhe më vjen shumë keq. Unë mbetem i përqendruar në punën për të nxjerrë vendin nga kjo pandemi dhe do të isha mirënjohës për privatësinë e familjes time për këtë çështje personale.” – tha Hancock.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *