Vendosni fjalën kyçe....

99 të zhdukur nga shembja e ndërtesës në Miami, ekipet e shpëtimit dëgjojnë zhurma nën rrënoja


Ekipet e shpëtimit po kërkojnë me dëshpërim për çdo të mbijetuar të bllokuar në rrënojat e një ndërtese 12 katëshe të shembur në veri të Miamit.

Të paktën një person është vrarë dhe 99 të tjerë janë ende të zhdukur. Ndërsa familjet mezi presin për lajme, ekipet e kërkimit thonë se ata po punojnë gjatë gjithë kohës dhe se mund të dëgjojnë zhurma të njerëz njerëzve nën rrënoja.

Se çfarë e bëri ndërtesën 40-vjeçare të shembet herët në mëngjes të enjten mbetet e paqartë.

Të paktën 102 persona janë lokalizuar tani, por është e pasigurt se sa njerëz ishin në ndërtesë kur ajo u shemb. Dhjetëra të mbijetuar janë nxjerrë nga rrënojat.

Ndërsa binte nata, qindra ekipet e shpëtimit po përdornin kamera hidrosanitare dhe qen të stërvitur posaçërisht ndërsa kërkonin rrënojat për të mbijetuarit. Ekipet po gërmonin në formë tuneli nga një park nëntokësor makinash poshtë ndërtesës në një përpjekje për të arritur tek viktimat.

Ekipet e kërkimit zbuluan tinguj goditjesh dhe zhurmash të tjera, por asnjë zë nuk vinte nga rrënojat.

Por zyrtarët thonë se përpjekjet janë të rrezikshme pasi rrënojat e mëtejshme mund të shemben mbi ta.


“Ky proces është i ngadaltë dhe metodik.”- tha Ray Jadallah, ndihmës shefi i zjarrit i Shpëtimit në Miami-Dade, citon BBC. “Sa herë që kemi filluar të shkelim pjesë të strukturës, na bien rrënoja.”

Familjarët e të zhdukurve janë mbledhur rreth një qendre komunitare disa blloqe larg ndërtesës së shembur, duke pritur për informacion dhe duke patur frikë për më të keqen.

Nicolas Fernandez tha se thirrjet e tij për të dashurit e tyre të humbur kishin mbetur pa përgjigje.

“Unë mendoj se ata janë zhdukur.”- i tha ai CBS-së. “Unë nuk dua të jem pesimist, por ne i kemi thirrur ata pa ndërprerje pa asnjë përgjigje.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *