Vendosni fjalën kyçe....

Brataj: Në vjeshtë pritet valë me infektime nga koronavirusi


Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për Abc News se situata aktuale e pandemisë paraqitet e qëndrueshme.

Brataj më tej tha se në vjeshtë pritet një valë e re për shkak edhe të prezencës së variantit “Delta” të koronavirusit.

Sot po thoshte një virolog i Universitetit të Milanos, që varianti “Delta” do të shkaktojë infektime në vjeshtën e ardhshme. Sigurisht që do të presim infektime nga “Delta”. Ata njerëz që nuk janë vaksinuar apo kaluar sëmundjen në një mënyrë apo tjetër do të atakohen.

Sigurisht që na bën më optimistë vaksinimi në Shqipëri. Po të kapet 2 mln (vaksinime) brenda vjeshtës, situata do të jetë më e menaxhueshme, por nuk e dimë se çfarë do vijë.

Nuk mund të flasim kaq lirshëm. Virologët parashikojnë një valë tjetër në vjeshtë, do të jetë edhe “vala e bishtit” të kësaj pandemie, jo e atyre përmasave që kaluan, por janë jetë njerëzish që duhen mbrojtur. Nuk ka marrë fund” tha Brataj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *