Vendosni fjalën kyçe....

Po bënte ecje me burrin, Gwyneth Paltrow bëhet qull pasi u kalon pranë një makinë dhe i spërkat me ujin e rrugës (FOTOT)


Një gjë e tillë ndodh shpesh në Shqipëri, sidomos në ditët me shi. Por duket se as aktorja Gwyneth Paltrow nuk është imune ndaj incidenteve të tilla.

Ndërsa po shëtiste me bashkëshortin e saj, aktorja u bë qull në ujë të pisët pasi një makinë kaloi me shpejtësi pranë tyre, ndërkohë që rruga ishte e mbushur me ujë.

Paltrow aktualisht po ndërton shtëpinë e saj të ëndrrave me burrin Brad Falchuk, në lagjen e famshëm të Montecito, në Kaliforni.

Çifti ishin duke kontrolluar ndërtimin në pronën tyre të shtunën, së bashku me disa nga miqtë e tyre më të ngushtë.

Pasi bënë një turne në rezidencën me sipërfaqe rreth 14 mijë metra katrorë, Gwyneth dhe Brad filluan të bënin një ngjitje me miqtë e tyre. Mirëpo ndërsa po kalonin mbi një urë të vogël, një makinë kaloi me shpejtësi ndërkohë që aty kishte një pellg të madh me ujë, duke e spërkatur aktoren e cila u bë qull nga koka tek këmbët.

Siç shkruan Daily Mail, të zënë në befasi, si ajo ashtu edhe burri i saj hodhën përpjetë dhe iu deshën disa momente ta merrnin veten.

Falchuk, i cili gjithashtu u spërkat nga automjeti, shpejt kontrolloi gruan e tij nëse ishte mirë para se të shihte rrobat e tij për shenja uji. Ata nuk e lejuan incidentin të shkatërronte ditën e tyre, kështu që vazhduan ecjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *