Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e babë e bir në vitin 2012, prokuroria përgatit akuzat për Ardian e Florenc Çapjan e 5 të tjerë


Prokuroria Speciale ka mbyllur hetimet ndaj Ardian e Florenc Çapjas, të cilët akuzohen për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit, babë e bir në vitin 2012.

Ata akuzohen për krijim të grupit kriminal e krime të ndryshme, mes të cilave edhe vrasje. Ardian Çapja ndodhet në vend ndërsa Florenc Çapja ndodhet në Dubai ku ka kërkuar azil.

Përveç Ardian e Florenc Çapjas, prokuroria akuzon për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit edhe Ervis Bardhin, Etjen Canin, Lorenc Skiljan, Olsjan Lekun e Klajdi Dokolin.