Vendosni fjalën kyçe....

S’ka surpriza në zgjedhjet në PD, Basha kryeson me 80% të votave


Teksa janë numëruar pjesa më e madhe e qendrave të votimit në zgjedhjet për kreun e PD-së, kreu i saj Basha kryeson thellë ndaj rivalëve.

Basha ka marrë rreth 80 për qind të votave, Shehaj rreth 15.5 për qind, Harxhi 2.45 për qind të votave ndërsa Kadilli rreht 2 për qind.

Numërimi do vijojë edhe gjatë natës ndërsa sipas kreut të Komisionit Zgjedhor, Gjana, rezultati do shpallet paraditen e nesërme.

Basha ka marrë deri tani 26682 vota nga 33352 të hedhura në kuti, Shehaj 5186,  Harxhi 817 e Kadilli 667 të votave në qendrat e numëruara deri tani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *