Vendosni fjalën kyçe....

Rama me presidentin bullgar: Ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut po pengon mbledhjen e Konferencës Ndërqeveritare


 

Kryeministri Edi Rama pas vizitës së tij të djeshme në Hungari, sot ndodhet në Bullgari, ku ka zhvilluar një takim pune me Presidentin Rumen Radev.

Rama shkruan në “Facebook” se në takimin e mbajtur herët këtë mëngjes, ai ka diskutuar me Radev mbi ngërçin e krijuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sipas tij, është ky ngërç që po pengon momentalisht edhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

“Sofje – Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri).”- shkruan Rama ndërsa publikon edhe disa foto nga ky takim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *