Vendosni fjalën kyçe....

Jemin Gjana: Përjashtohen nga votimi më 13 qershor ata që bënë fushatë për partitë e tjera


Paraditen e sotme, Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Jemin Gjana doli në një deklaratë për mediet lidhur me zgjedhjet për dreun e partisë që mbahen më 13 qershor.

Gjana zbuloi se PD ka vendosur që të përjashtojë nga votimi të gjithët anëtarët e kësaj partie, që kanë bërë fushatë në 25 prill për të tjetër forcë politike që shkon përtej koalicionin PD-AN.

Gjatë fjalës së tij, Gjana sqaroi se në total janë 75 mijë anëtarë me të drejtë vote, ndërsa shtoi se Basha ka sjellë emrat e anëtarëve të tij të Komisioneve, gjë që  tre kandidatët e tjerë nuk e kanë bërë ende.

“Përfaqësuesit e kandidatëve të tjerë nuk kanë sjellë asnjë emër që do i përfaqësojë në 76 komisionet e votimit. Është zhvilluar një diskutim i gjatë, madje njëri nga kandidatët. Shehaj dorëzoi pardje një listë që pasie verifikuam rezultuan se askush prej tyre nuk ishte anëtar i PD, është një listë blof, e papranueshme të bëhen lojëra të kësaj natyrë. Plotësimi i Komisioneve me përfaqësues të kandidatëve është e drejtë, jo detyrim. Nëse duan ta shfrytëzojnë, deri më tani po e zvarrisin përtej çdo kufiri dhe mbrëmë e km bërë të qartë, asnjë emër nuk mund të shkojë në Komision pa u verifikuar nga Komisioni Zgjedhor. Ne do presim deri në minutat e fundit, por në asnjë rast nuk do të delegohet pa bërë verifikimet. Asnjë emër nuk mund të shkojë në Komision pa u verifikuar nga Komisioni i PD, një njeri që ka shkuar të shoqërojë kandidatin për deputet të Murrizit apo Patozit, është i ditur që ka qenë në fushatë dhe s’mund të marrë pjesë. Ata që kanë bërë fushatë të fshehtë, nuk mund të hyjmë në shpirtin e secilit.

Janë përcaktuar kush konsiderohen vota të vlefshme dhe të pavlefshme si edhe është miratuar udhëzimi për votimin e anëtarëve të PD të cilët nuk e kanë emrin në lista, por disponojnë dokument anëtarëve. Nuk do u mohohet kjo e drejtë, por do ketë disa kushte dhe disa përjashtime. Kushtet do të jenë që do të paraqiten pranë qendra me dokumentin e anëtarësisë dhe me kartën e identiteti, Komisioni ka për detyrë që të regjistrojë në një formularë të posaçëm emrin atësinë dhe mbiemrin, nr e identifikimin, numrit të telefonit dhe të marrë firmën dhe kartat e anëtarësisë do të mbeten te Komisioni që do i depozitojë në Komision bashkë me materialet e tjera. Këto karta në një procesverbal të posaçëm do ua dorëzojë Sekretarit Organizativ që brenda 1 muaji do i regjistrojë në sistem, të nxjerrë kartat e reja dhe t’i pajisë me kartat e reja të anëtarësisë dhe më pas do i kthejnë dokumentin e vjetër. Përjashtohen ata anëtarë që në fushatën e fundit zgjedhore kanë qenë anëtarë, komisionerë, vëzhgues apo aktivistë të partive të tjera jashtë koalicionit të PD me aleatët.”-deklaroi sot Gjana.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *