Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi në Konferencën e LDGSH-së: Ndalimi i gazetarëve për të raportuar nga Kuvendi antidemokratik e antikushtetues


Albana Vokshi ka denoncuar lëvizjen më të fundit nga ana e parlamentit për t’u mohuar gazetarëve informimin e raportimin e lirë nga Kuvendi.

Gjatë fjalës së saj në Konferencën e Lidhjes Demokratike të Grave të Shqipërisë, ajo tha se vendimi i fundit është antidemokratik e antikushtetues.

“Pa fjalë të lirë, nuk mund të ketë votë të lirë, nuk ekziston as shoqëria e lirë. Në këtë drejtim, vendi ynë vazhdon të bëjë hapa mbrapa me ritme alarmante. Me nje vendim antidemokratik, media ndalohet të marrë pjesë në komisionet parlamentare, aty ku diskutohen ligjet, ndalohet të pyesë deputetët, ndalohet të jetë aty ku ngjarja ndodh. Në vend të informimit të plotë të publikut, gazetarët urdhërohen të komunikojnë me publikun vetëm përmes pamjeve të regjisë së centralizuar të kuvendit. Vebdimi antidemokratik, antikushtetues, i detyron gazetarët të qendrojnë të izoluar në një dhomë, të rrethuar nga garda e pushtetit.” – tha Vokshi.

Ajo shtoi më tej se një veprim i tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në 30 vite parlamentarizëm në vend duke theksuar se vendimi për ndalimin e gazetarëve në Kuvend është marrë në mungesë transparence nga parlamenti njëpartiak.

“Vendimi që pengon gazetarët në punën e tyre të informimit me transparencë dhe paanësi të publikut, i pari i këtij dimensioni pas 30 vitesh parlamentarizëm, është marrë në mungesë të plotë transparence nga parlamenti monopartiak me opozitën e emëruar. Vendimi antidemokratik, nuk është konsultuar me shoqatat dhe grupet e gazetarëve dhe e përsëris me shumë shqetësim, është, në shkelje te të drejtave Kushtetuese për informim, kuadrit ligjor, konventave ndërkombëtare, si dhe vetë frymës se transparencës dhe hapjes me mediat që përcjell ndër vite Rregullorja e Kuvendit. Bunkerizimi i Kuvendit, njësoj si bunkerizimi i qeverisë së Ramës përmes ERTV-së, ka vetëm një fjalë për t’u përshkruar, censurë.” – shtoi demokratja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *