Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: Jam sulmuar nga njerëz brenda PD-së me qasje anti-amerikane pas takimit me Yuri Kim


Kandidati për deputet i PD-së, Agron Shehaj deklaroi në intervistën e tij për Euronews Albania se është sulmuar nga individë që punojnë në PD dhe që kanë qasje anti-amerikane.

Shehaj pretendon se sulmet iu bënë pasi bëri të ditur takimin me ambasadoren amerikane dhe se ato janë të orkestruara.

“Përveç reagimeve të demokratëve për shpalljen “non grata” të Berishës nga SHBA, ka pasur edhe sulme nga individë që kanë filluar të punojnë kohët e fundit në PD dhe kanë qasje anti-amerikane. Janë të kontraktuar. Sulmet që më janë bërë pasi u bë i ditur takimi me ambasadoren amerikane janë të orkestruara”-tha Shehaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *