Vendosni fjalën kyçe....

OBSH autorizon vaksinën kineze Sinovac


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ofruar një autorizim të posaçëm për përdorimin e vaksinës Sinovac të Kinës. Kjo është vaksina e dytë kundër koronavirusit e Kinës që arrin të marrë autorizimin e OBSH-së.

OBSH-ja tha përmes një komunikate më 1 qershor se rreth gjysma e njerëzve që kanë marrë dy doza të vaksinës kanë siguruar mbrojtje nga simptomat e COVID-19.

OBSH tha se në hulumtim kanë marrë pjesë vetëm disa të moshuar, kështu që nuk mund të vlerësonte se sa efektive ishte vaksina tek njerëzit mbi moshën 60 vjeç.

“Megjithatë, OBSH-ja nuk rekomandon një kufi të moshës për vaksinën”, tha agjencia, duke shtuar se të dhënat e mbledhura nga përdorimi i Sinovac në vendet e tjera “kanë treguar se vaksina mbase ka një efekt mbrojtës tek personat e moshuar”.

Autorizimi i OBSH-së lejon blerjen e vaksinës nga ana e donatorëve dhe agjencive tjera të OKB-së përfshirë iniciativën COVAX që ndihmon në furnizimin dhe shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra.

Muajin e kaluar, OBSH-ja autorizoi vaksinën kundër COVID-19 të prodhuar nga firma shtetërore kineze Sinopharm. OBSH-ja ka licencuar gjithashtu vaksina të zhvilluara nga Pfizer-BioNTech, Johnson & Johnson, Moderna dhe AstraZeneca.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *