Vendosni fjalën kyçe....

Roth: Reforma janë bërë, duhet të kapërceni skepticizmin e disa vendeve


Ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth thotë se kryerja e një sërë reformash nga vende që synojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian si në rastin e Shqipërisë, bëhen për t’i shërbyer vendit dhe jo Brukselit.

Gjatë konferencës me kryeministrin Rama, ai tha se këto reforma shërbejnë për të kapërcyer skepticizmin tek vendet anëtare të Unionit.

Konsolidimi i shtetit ligjor dhe pavarësisë së drejtësisë, lira e mediave, lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk është një dhuratë që i bëhet Brukselit. Këto janë reforma që i shërbejnë vendit tuaj por sigurisht ato ndihmojnë në kapërcimin e skepticizmit në Bashkimin Evropian. Ne diskutojmë jo si treg i brendshëm por si bashkim vlerash. Ne kemi ndërfutur mekanizma të rinj, mekanizma të dialogut të shtetit ligjor apo që shtetet anëtare të marrim më pak fonde nëse nuk përmbushin shtetin ligjor. Jam i lumtur që edhe këtu në Shqipëria ka progres substancial”-deklaroi Roth.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *