Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid mendon rikthimin e Odegaard


Real Madridi raportohet se po konsideron ri-transferimin e Martin Odegaard, i cili po kalon formë të lartë me Arsenalin.

Kapiteni i “Topçinjve” ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me katër asistime deri më tani, duke luajtur një rol kyç në skuadrën e Mikel Artetas që po vazhdon të jetë në krye të tabelës së Premierligës

Odegaard kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2020/21 si i huazuar te Arsenal nga Real Madridi përpara se të bënte një lëvizje të përhershme në verën e vitit të kaluar.

Sipas “Marca”, Real Madridi po monitoron situatën e norvegjezit te londinezët dhe se po planifikon të bëjë një përpjekje për ta ri-nënshkruar me të në të ardhmen e afërt.

Por, kjo vlerësohet si e vështirë, duke marrë parasysh se sa i rëndësishëm është 24-vjeçari te skuadra nga “Emirates Stadium”.

Martin Odegaard me Arsenalin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.