Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i PD-së në KAS flet me emra: Drejtuesit dhe nëpunësit lokalë që u përfshinë në shit-blerjen e votave në Durrës


Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ku po shqyrtohen ankimimet për zgjedhjet në qarkun e Durrësit, janë përmendur me emër të gjithë drejtuesit dhe nëpunësit e institucioneve që sipas PD-së ja në përfshirë në skemën e shit-blerjes së votës.

Lodu tha se bëhet fjalë për një listë me 300 emra: “Ne besojmë që të gjitha faktet, rrethanat dhe të gjitha që ne parashtruam do faktohej në të gjitha përmasat e saj reale përmes marres së këtyre provave pranë organeve publike dhe neni 137. Si prova që duhet të administrohen nga administrata zgjedhore kërkojmë që të merren të dhënat e kryqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik për zonën zgjedhore Qarku Durrës si dhe nga ana jonë janë depozituar tre lista me rreth 300 emra dhe kërkojmë që nga administrata zgjedhore të verifikohet në qoftë se këta persona kanë votuar në Durrës, në cilat qendra votimi kanë votuar. Si dhe nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore. Kjo është një provë e re që po e bëjmë në mënyrë verbale. Lista është pjesë e provave tona. Janë 300 emra personash që ne mendojmë se kanë të dhënat e tyre personale emër, mbiemër, numër telefoni, QV adresa, por edhe shumat e parave që ata kanë marrë në këmbim të votës, por duam që nëpërmjet të dhënave që do të kryqëzohen nga administrata zgjedhore të verifikohet nëse kanë votuar nëpërmjet listave të zgjedhësve si dhe ta paraqiten të dhëna nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore. Janë prova që mund të merren nga ana e KLQZ sepse janë nën administrimin e saj.”

Avokati i PD-së Marash Logu theksoi se Jurgis Çyrbja së bashku me drejtues të institucioneve lokale dhe anëtarë të PS-së kanë shpërndarë në Durrës leje legalizimi dhe certifikata pronësie, sikur Çyrbja të vazhdonte të ishte kreu i Kadastrës.

“Në datën 16 prill 2021 PD ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtetasin Ardian Çela, shtetasin Roni Shqopa drejtues i AKU Durrës, Alfred Mullaraj, kryetar i Këshillit të qarkut Durrës, Ledion Lako, drejtor i agjencisë kombëtare të bregdetit, Alban Çela zv.drejtor i përgjithshëm te Tatimet, Spartak Kovaçi, drejtor UKT sh.a., shtetasin Ardian Iljazi, drejtor shërbimesh në bashkinë Durrës, Arben Isaku, drejtor juridik, drejtor juridik në bashkinë Durrës, Emiljan Jani, drejtor i shërbimeve të Transportit Rrugor, Ermal Ponari, jurist në bashkinë Durrës përgjegjës për Zyrën e Rindërtimit, Joland Mustafaraj, drejtor i rezidencave qeveritare Durrës, Eljon Jani, jurist pranë Autoritetit Portual Durrës, Geran Ceka, kancelar i Universitetit të Durrësit, Petrit Ismailadi drejtor i shërbimit social shtetëror, Agim Karaj, drejtori i Formimit Profesional Durrës,  Soren Deda Njala nëpunës i bashkisë Durrës, Densi Shkodra, punonjës i OSHEE-së, Elvis Pingili përgjegjës i ASHK-së, Dorian Baba, drejtori i OSHEE-së Sukth, Indrit Cerloi, drejtori i ISHS-së Durrës, Ruzhdi Murtini punonjës i OSHEE-së, Albert Bugaci, administrator i njësisë administrative Rrashbull, Mariglen Mullai, Feta Mata, Rradon Qerreti, Ilir Lleshi, Edlir Topçiu, Oliver Xhamuca, Bledar Metalla, Edlir Topçiu, Gëzim Prenga, Gerald Dauti, Agron Haxhia, Zakarel Zake, Redjan Kalastra, Jurgens Zaza, Kastriot Xhangoli, Ermal Kapllani, Fred Duli, Denis Gjoni, Suljeman Ibrahimi, Mand Cerri, Ed Cerri dhe Xhemo Sula, të gjithë këta persona të skeduar për veprimtari kriminale dhe të përfshirë në shit-blerjen e votave në qarkun e Durrësit.”- tha Logu para anëtarëve të KAS-it.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *