Vendosni fjalën kyçe....

Pjesë e grupit kritik ndaj Bashës, Bislim Ahmetaj: E pyeta Berishën ‘Kush ta solli Bashën’, nuk m’u përgjigj…


Një prej anëtarëve të grupit ‘Për PD-në’, Bislim Ahmetaj, ka rrëfyer sot një pyetje që i ka bërë ish-kryeministrit e ish-kreut të PD-së, Berisha.

Teksa komentonte zhvillimet në selinë blu pas zgjedhjeve të 25 prillit, Ahmetaj, rrëfeu pyetjen që i kishte bërë Berishës duke pohuar se nuk kishte marrë përgjigje prej tij.

“E kam pyetur Berishën vitin e kaluar: Këtë njeri ta kanë sjellë apo është gabim njerëzor?! Nëse është gabim na thuaj të të falim’. Nuk më ka kthyer përgjigje. Për mendimin tim Berisha duhet të shprehet.  Mungesa e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është e pajustifikueshme. Ai duhet të japë një përgjigje për pyetjen që e bëjnë të gjithë: Kush po e mbron Lulzim Bashën? Se anëtarësia nuk e mbron Bashën.” – tha Ahmetaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *