Vendosni fjalën kyçe....

3 viktima dhe 37 raste të reja lidhur me Covid-19 në vendin tonë


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar buletinin me të dhënat e pandemisë të shkaktuar nga Covid-19 në orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 37 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 8 raste në Korçë, 4 raste në Shkodër, Vlorë, 3 raste në Pogradec, 2 raste në Devoll, Librazhd, 1 rast në Durrës, Fier, Tropojë, Gjirokastër, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124,312 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 51-84 vjeç.

Statistika (16 Maj 2021)

Raste të reja ditore         37
Të shëruar në 24 orë      1,231
Të shtruar në spitale      85
Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                1,862

Testime totale            676,757
Raste pozitive             132,015
Raste të shëruara        124,312
Raste Aktive                  5,271
Humbje jete                  2,432

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         4137
Shkodër       219
Fier               125
Korçë            196
Gjirokastër   135
Durrës          64
Vlorë             113
Elbasan        75
Lezhë           87
Berat             57
Kukës           29
Dibër           34