Vendosni fjalën kyçe....

KAS hedh poshtë kërkesat e opozitës për zgjedhjet, nuk pranon marrjen e provave nga institucionet e tjera


Anëtarët e Komisionit të Ankesave dhe sanksioneve (KAS) gjatë shqyrtimit të ankesave për procesin zgjedhor

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave me një vendim rrëzimin e kërkesave të PD-AN dhe LSI për marrjen e provave nga institucionet dhe entet e tjera publike.

Përfaqësuesit e PD-së pretenduan gjatë debatit në mbledhjen e KAS për shqyrtimin e ankesës se nuk janë marrë në administrim prova që evidentojnë blerjen e votës në qarkun e Beratit.

Anëtari i KAS, Ilir Rusmajli, kërkoi prova konkrete të dorëzoheshin në këtë institucion të shqyrtimit të ankesave mbi procesin zgjedhor. Ndërsa nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor i PD-së Marash Logu insistonte që KAS të bënte transparencë dhe të administronte prova nga denoncimet penale të bëra nga opozita në SPAK.

Përfaqësuesit ligjorë të PD-së gjatë mbledhjes në KAS

Por pas kësaj mbledhje KAS vendosi që të mos administrojë prova nga institucionet e tjera me pretendimin se nuk ka prova të mjaftueshme që të bëjë administrimin materialeve që mund të zbardhin pretendimet e opozitës.

Pas mbledhjes Ivi Kaso nga PD-ja e ka quajtur këtë vendim në dëm të opozitës dhe se KQZ-ja nuk po bën transparencë.

KQZ ka detyrimin të administrojë çdo që gjë që palët garuese në proces zgjedhor dhe ankimuese, nuk kanë patur mundësi ta sigurojnë dot vetë. PD gjithçka që ka pretenduar e ka të provuar dhe provat i ka të depozituara në KAS, një pjesë e të cilave janë bërë publike.

Ne kemi pretenduar që dimensioni i plotë i gjithçkaje që ka ndodhur do të publikohet dhe do të vijë në vëmendjen e publikut në tryezën e KQZ vetëm pasi të administrohet i gjithë dokumentacioni që ata refuzojnë që ta ndajnë me PD, mediat dhe aktorë të tretë. Pritshmëria jonë për KAS është që ata të zbatojnë ligjin“-tha ai.

Ndërsa për qarkun e Beratit ditën e sotme KAS vendosi vetëm të marrë materiale dhe prova të tjera për 24 qendrat e votimit në këtë qark në të cilin LSI-ja pretendon se ka humbur një deputet për më pak se 100 vota.

KAS vendosi që ditën e hënë të shqyrtojë këtë qark pas hapjes së kutive me materiale zgjedhore dhe të dhëna nga procesverbalet për qarkun e Beratit./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *