Vendosni fjalën kyçe....

Rusia zgjedh aktorët që do të çojë për të xhiruar një film në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës


Rusia ka zgjedhur një aktore të famshme dhe një regjisore të vlerësuar me një sërë çmimesh për të fluturuar në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar dhe për të realizuar filmin e parë në hapësirë.

Yulia Peresild, 36-vjeçe, dhe Klim Shipenko, 37-vjeç, do të udhëtojnë me një raketë më 5 Tetor për në Stacionin Hapësinor.

Filmi dramatik do të titullohet “Sfida”, shkruan BBC. Agjencia ruse e hapësirës Roscosmos thotë se dëshiron të tregojë hapësirën për një gamë më të gjerë njerëzish.

NASA dhe aktori amerikan Tom Cruise gjithashtu planifikojnë të xhirojnë një film brenda stacionit hapësinor.

Nuk është ende e qartë se kur do të xhirohet filmi i tyre hapësinor, i njoftuar vitin e kaluar. NASA thotë se në atë fluturim do të përfshihet edhe kompania e raketave SpaceX e Elon Musk.

Njoftimi i Roscosmos të enjten ka shkaktuar spekulime se Rusia tani ka nisur një lloj të ri të garës së hapësirës me SHBA-në.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *