Vendosni fjalën kyçe....

“Miqësia jonë përfundon këtu nuk tërhiqem edhe nëse më vrisni”- Duterte sfidon Pekinin


Presidenti i Filipineve është zotuar të mos tërheqë anijet e vendit të tij nga ujërat e kontestuar nga Kina ndërsa tensionohet më tej mosmarrëveshja e gjatë midis dy kombeve mbi sovranitetin e territorit të Detit të Kinës Jugore.

Duke folur në një fjalim televiziv, Presidenti Rodrigo Duterte tha se ai nuk do t’i vinte veshin kërkesave të Kinës dhe se do të vazhdonte të bënte presion për sovranitetin mbi ishujt dhe shkëmbinjtë nënujorë në Detin e Kinës Jugore.

“Ne kemi një qëndrim dhe unë dua ta deklaroj këtu dhe tani përsëri që anijet tona atje… ne nuk do të lëvizim asnjë inç prapa.”– tha Duterte, duke shtuar “Unë nuk do të tërhiqem. Edhe sikur të më vrisni. Miqësia jonë do të përfundojë këtu.”

Në muajin prill, Kina kërkoi që Filipinet të hiqnin anijet e saj nga ujërat e diskutueshme dhe i bëri thirrje që “të ndalojë veprimet që ndërlikojnë situatën dhe përshkallëzimin e mosmarrëveshjeve”.

Të Premten, Duterte tha se e respektonte pozicionin e Kinës, por tha se nuk donte telashe ose të shkonte në luftë, shkruan RT.

Presidenti Duterte është kritikuar vazhdimisht për marrëdhënien e tij të ngushtë me Pekinin, por ka mbajtur pretendimet e Manilës ndaj ishujve dhe shkëmbinjve nënujorë në Detin e Kinës Jugore, duke njoftuar se ai do të dërgonte atje anije detare.

Ishujt dhe shkëmbinjtë nënujorë në Detin e Kinës Jugore nuk pretendohen vetëm nga Kina dhe Filipinet, por edhe nga Vietnami, Malajzia, Indonezia, Tajvani dhe Brunei.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *