Vendosni fjalën kyçe....

“74 deri 78 mandate” – Rama hedh videon e para pak javëve ku parashikonte rezultatin e zgjedhjeve


Kryeministri Raka ka pubilikuar një video të para pak ditëve ku ai parashikonte rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë një takimi në Vlorë, kreu i qeverisë thotë në video se PS-ja do marrë 74 deri në 78 mandate duke parashikuar edhe qarqet.

Në veri të vendit, Shkodër, Lezhë, Kukës e Dibër ai shprehet i vetëdijshëm se PD-ja mund të marrë diçka, ndërsa në pjesën tjetër e përjashton.

“Unë ju thashë 74 deri në 78. Këta zotërinj që ta dish ti kanë ndonjë mundësi. Pse 74 deri në 78. Se këtu kanë mundësinë të bëjnë ndonjë gol ata. Ndërkohë që në gjithë zonën poshtë penalltitë i gjuajmë ne, dakord? Ndonjë penallti mund të bjerë  në shtyllë,  rezultati final është 74 deri në 78.” – thotë Rama gjatë videos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *