Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Brendshme e Malit të ZI: Jeta e Abazoviçit është në rrezik, po përpiqen ta vrasin


Siguria e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviçit, është forcuar sepse ka indikacione se anëtarët e klanit kriminal Kavaç po përgatiten për likuidimin e tij, shkruan Vijesti.

Ministria e Punëve të Brendshme në Malin e Zi thotë se arritën deri te një informacion të tillë duke hetuar vrasjen e Zoran Ashanin, të kryer dje në Mojkovac.

Në këtë rast të veçantë, informacioni i mbledhur tregon qëllimin e anëtarëve të grupeve të organizuara kriminale, kryesisht anëtarëve të grupit të organizuar kriminal Kavaç dhe një prej drejtuesve të saj, Sllobodal Kashqelan, për të ndërmarrë aktivitete që synojnë kryerjen e krimit të rëndë dhe të organizuar si reagim ndaj privimit të tyre nga liria dhe ndjekja penale, duke rrezikuar jetën e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Z. Dritan Abazoviç”-njoftoi Ministria e Brendshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *