Vendosni fjalën kyçe....

Rama shfaqet për të votuar me kapelën e fushatës dhe maskën me simbolin e PS-së: Gjuani penalltinë tuaj dhe fitoftë më i miri


Kryeministri Edi Rama ka mbërritur së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama për të votuar në qendrën e votimit në Surrel.

Ai është shfaqur në qendrën e votimit, me kapelen e fushatës që mban numrin 12 dhe një maskë me simbolin e PS-së, krejtësisht në shkelje të ligjit zgjedhor.

 “Sot është një ditë shumë e bukur, një diell fantastik dhe sot është dita që mos të ushqejmë asnjë ndjenje negative ndaj askujt që me votën e vet shpreh një opoinion tjetër. Mos të harrojmë se sot asnjëherë më shumë se kurrë jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe. Dhe nga njera tjetër askush mos të harrojë se demokracia është një sport pa spektatorë dhe secili duhet të zbresë vetë në fushë dhe të gjuajë me votë. Kështu që zbrisni në fushë, gjuani penalltinë tuaj dhe në fund të fitojë më i miri.”– deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *