Vendosni fjalën kyçe....

Mediat gjermane i bëjnë jehonë zgjedhjeve në Shqipëri: Shumë korrupsion, pak besim


Një sërë mediash gjermane i kanë kushtuar vëmendje ditës së zgjedhjeve në Tiranë.

Tagesschau, Suddeutschezeitung dhe Taz.de. Tagesschau e nis shkrimin me titullin ‘Shumë korrupsion, pak besim’.

Sipas medias së rëndësishme gjermane kreu i qeverisë ka besim se do arrijë të marrë një mandat të tretë, ndërsa një tjetër media e rëndësishme si Suddeutschezeitung thekson se në shkrimin e saj e shumë shqiptarë janë larguar nga vendi dhe nuk u vjen aspak keq asaj.

Ajo flet edhe për akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si dhe raporte të shumta të organizatave ndërkombëtare sipas të cilave vendi ka rrëshqitur në një regjim autokratik nën kryeministrin Rama.

Një tjetër media gjermane, Taz.de e krahason stilin e qeverisjes së kryeministrit Rama të ngjashëm me atë të presidentit turk, Erdogan. Po kështu ajo vë theksin se largimi me shumicë i të rinjve nga vendi që kur drejtimin e vendit e ka marrë qeveria Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *