Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet ish-kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, e dyshuar në lidhje me financimet e partisë


 

Ish-kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, është arrestuar si pjesë e hetimit të policisë për financat e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), duke u bërë zyrtari më i fundit dhe më i lartë i SNP-së që do të merret në pyetje, sipas CNN.

Në një deklaratë, Policia e Skocisë tha se “një grua 52-vjeçare sot, të dielën, 11 qershor 2023, është arrestuar si e dyshuar në lidhje me hetimin në vazhdim për financimin dhe financat e Partisë Kombëtare Skoceze”.

Sturgeon është në paraburgim dhe po merret në pyetje nga detektivët e Policisë së Skocisë”, tha policia.

Policia tha se nuk është në gjendje të komentojë më tej pasi hetimet janë në vijim.

Bashkëshorti i saj dhe ish-shefi ekzekutiv i SNP, Peter Murrell, u arrestua dhe u lirua në fillim të këtij muaji, i ndjekur nga arkëtari i grupit, Colin Beattie, dhe oficerët kanë bastisur selinë e partisë në Edinburgh.

Sturgeon, 52, njoftoi papritmas dorëheqjen e saj si ministre e parë në shkurt, pas një periudhe nëntëvjeçare në të cilën ajo u bë figura kryesore e lëvizjes për pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar.